Arrestohen dy persona, kërcënuan me armë zjarri një tjetër

Kronikë e zezë

Arrestohen dy persona, kërcënuan me armë zjarri një tjetër

Më: 2 nëntor 2022 Në ora: 10:57
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona, pasi dyshohet se kanë kërcënuar me armë zjarri një person tjetër.

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të hënën e kësaj jave, në Prishtinë.

Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit dyshohet se e kishin kërcënuar me armë zjarri viktimën mashkull kosovar. Pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat