Ndalohet edhe një person për rastin e dhunimit të 11-vjeçares

Kronikë e zezë

Ndalohet edhe një person për rastin e dhunimit të 11-vjeçares

Më: 2 nëntor 2022 Në ora: 12:28
Foto ilustrim

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur se ka ndaluar një person në kohëzgjatje prej 48 orësh, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “ndihmë” në kryerje të veprës penale të dhunimit.

Sipas prokurorisë, i njëjti, dyshohet se veprën penale e kreu në rastin e dhunimit të 11-vjeçares që ndodhi në qershor të vitit 2022.

“Po ashtu, iu njoftojmë se Prokurori i Shtetit brenda afatit ligjor do të ushtrojë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, në gjykatën kompetente”, thuhet në njoftimin e prokurorisë, transmeton Klankosova.tv.

Kujtojmë se në lidhje me rastin janë arrestuar 12 persona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat