Para të falsifikuara në qarkullim, policia arreston dy persona në Tiranë

Kronikë e zezë

Para të falsifikuara në qarkullim, policia arreston dy persona në Tiranë

Më: 2 nëntor 2022 Në ora: 14:51
Ilustrim

Një operacion për zbulimin e veprimtarive të paligjshme në fushën e krimeve ekonomike është finalizuar.

61-vjeçari Reshit Kurteshi ishte shpallur në kërkim dhe u arrestua paso në bashkëpunim me një tjetër ka hedhur në treg para të falsifikuara.

Gjatë kontrollit fizik, të arrestuarit iu gjetën 232,000 lekë [ 1,940 euro] dhe një shumë eurosh, të dyshuara të falsifikuara, raporton policia.

Ndërsa, 37-vjeçari Besmir Alo u arrestua pasi organizonte lotari të palejuara, në tabakinon e tij, nëpërmjet telefonit.

Aparati celular dhe steka me paketa cigaresh, të dyshuara të kontrabanduara, që i tregtonte në subjektin e tij u sekuestruan nga policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat