Mori lëndime në kompaninë ku punonte, vdes një person në Leposaviq

Kronikë e zezë

Mori lëndime në kompaninë ku punonte, vdes një person në Leposaviq

Më: 5 nëntor 2022 Në ora: 11:38
Ilustrim

Një person ka vdekur në fshatin Bistricë të Leposaviqit të premten.

Policia përmes raportit 24-orësh ka bërë të ditur se viktima pësoi lëndime derisa ishte duke punuar në një kompani.

“Viktima mashkull kosovar ka pësuar lëndime vdekjeprurëse derisa ishte duke punuar në një kompani.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat