Dy fëmijë thyejnë me guri një xham të objektit të MPJ-së

Kronikë e zezë

Dy fëmijë thyejnë me guri një xham të objektit të MPJ-së

Më: 5 nëntor 2022 Në ora: 12:02
MPJ

Një zyrtar policor ka raportuar në Polici se dy fëmijë e kanë thyer me guri një xham të objektit të Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 16:00.

“ASGJËSIM APO DËMTIM I PASURISË – Rr. Luan Haradinaj, Prishtinë 04.11.2022 – 15:43. Ankuesi mashkull  kosovar (zyrtar policor) ka njoftuar se derisa ka qenë në sigurim të objektit të Ministrisë së Punëve të Jashtme, nga dy fëmijë dyshohet se është thyer me guri një xham i objektit të ministrisë.

Nuk raportohet për të arrestuar”, thuhet në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat