Gjendet pa shenja jete në Prevallë një person që ishte shpallur i zhdukur

Kronikë e zezë

Gjendet pa shenja jete në Prevallë një person që ishte shpallur i zhdukur

Më: 6 nëntor 2022 Në ora: 11:34
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se në afërsi të Prevallës është gjetur një person është gjetur pa shenja jete.

Ai ishte shpallur i zhdukur më 27 tetor, ndërsa dje ekipi i emergjencës e ka konstatuar se vdekjen e tij.

Në teren kanë qenë të angazhuara edhe ekipet e kërkim shpëtimit të FSK-së.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Raporti i plotë:

Prizren 27.10.2022 – 19:34. Raportohet se me datë 05.11.2022 në afërsi të Prevallës është gjetur trupi i viktimës mashkull kosovar. Ekipi i emergjencës e ka konstatuar se trupi i viktimës është pa shenja jete. Në teren kanë qenë të angazhuara edhe ekipet e kërkim shpëtimit të FSK-së. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat