Një këmbësor në Veternik goditet nga vetura

Kronikë e zezë

Një këmbësor në Veternik goditet nga vetura

Më: 6 nëntor 2022 Në ora: 18:25
Foto ilustrim

Një këmbësor është lënduar pasi u godit nga një veturë në Veternik, sot rreth orës 17.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Sipas policisë, viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkaq rasti po vazhdon të hetohet.

Rreth orës 17:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë -Ferizaj (Veternik), ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një këmbësor dhe një veturë në lëvizje. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësori, i cili është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat