Arrestohet një person i kërkuar për veprën penale dhunim

Kronikë e zezë

Arrestohet një person i kërkuar për veprën penale dhunim

Më: 8 nëntor 2022 Në ora: 16:59
Foto ilustrim

Njësiti për realizimin e urdhëresave të gjykatës të Stacionit Policor Prizren ka arrestuar më 7 nëntor personin O. G. (27) nga Prizreni.

Ai ishte i kërkuar me urdhër arrest të gjykatës për veprën penale dhunimi.

Personi i arrestuar është dërguar para gjyqtarit kompetent, i cili i ka shqiptuar masën e paraburgimit 30 ditë. 

I njëjti është përcjell për në burgun e Prishtinës, njofton Policia e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat