Policia kap hajnat e Golf 2-shit dhe mjeteve të punës në Lipjan

Kronikë e zezë

Policia kap hajnat e Golf 2-shit dhe mjeteve të punës në Lipjan

Më: 8 nëntor 2022 Në ora: 19:44
Golf 2

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona të dyshuar për vjedhje të një veture Golf 2 në Lipjan. Njëri prej të arrestuarve është i mitur.

Sipas njoftimit, rasti i vjedhjes ka ndodhur më 18 shtator 2022. Përveç veturës, në një lokacion tjetër janë vjedhur edhe mjete pune.

“Sot nga njësite policore të stacionit të Lipjanit, janë arrestuar dy persona të dyshuar( njëri nga ta i mitur), për vjedhje të rëndë. Rasti ka ndodhë me datën 18.09.2022, ku nga personat e arrestuar, dyshohet të jetë vjedhë një automjet e më pas në një lokacion tjetër disa pajisje pune. Puna e hetuesve të stacionit policor rë Lipjanit, është finalizuar sot, ku pas marrjes së disa veprimeve operative kanë arrit që të arrestojnë personat e dyshuar, të cilët me vendim prokurorit të shtetit janë dërguar në mbajtje, dhe ndaj tyre është iniciuar procedurë për veprën në fjalë”, thuhet në njoftim.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat