​Dhunimi i 71-vjeçares në Skenderaj, policia arreston të dyshuarin

Kronikë e zezë

​Dhunimi i 71-vjeçares në Skenderaj, policia arreston të dyshuarin

Më: 10 nëntor 2022 Në ora: 21:00
Ilustrim

Një person është arrestuar lidhur me rastin që u raportua para disa ditësh në Skenderaj. Kjo u konfirmua  nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Është arrestuar një person lidhur me rastin e dhunimit që u raportua në Skenderaj. Jemi në fazën e hetimit dhe nuk mund të japim më shumë detaj”, tha Zahiti.

Dyshohet se në rastin që ndodhi në fillim të muajit nëntor, për dy ditë ishte dhunuar një grua e moshës 71-vjeçare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat