Ia dogji veturën fqinjit, Policia e arreston 59 vjeçarin në Mitrovicë

Kronikë e zezë

Ia dogji veturën fqinjit, Policia e arreston 59 vjeçarin në Mitrovicë

Më: 12 nëntor 2022 Në ora: 16:13
Foto ilustrim

Një person është arrestuar këtë të shtunë në Mitrovicë, pasi dyshohet për veprën penale zjarrvënie.

Policia njofton se i arrestuari është 59-vjeçar me inicialet N.LL.

I njëjti dyshohet se për shkak të një mosmarrëveshje ia djegur veturën fqinjit të tij.

Arrestimi i të dyshuarit  N. Ll., 59 vjeçar, m/k/sh shtetas i Republikës së Kosovës, është bërë mbi dyshime të arsyeshme për kryerje të veprës penale ‘zjarrvënie” që është raportuar sot në ora 03:56, e ndodhur në rrugën “Agim Ramadani-Katana” në Mitrovicën e Jugut, ku si pasoj e zjarrvënies është djegur një veturë pronë e ankuesit mashkull/kosovar/ shqiptar, e cila ka qenë e parkuar në afërsi të banesës së tij”.

Bazuar në hetimet fillestare, si shkas i rastit dyshohet të jetë një mosmarrëveshje fqinjësore ndërmjet ankuesit dhe të dyshuarit, të cilët banojnë në të njëjtin lokacion”, thuhet në komunikatën për media.

Ndërsa pas intervistimit, me urdhër të prokurorit të rastit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat