Burri rrah motrën dhe gruan, dërgohet në mbajtje

Kronikë e zezë

Burri rrah motrën dhe gruan, dërgohet në mbajtje

Më: 13 nëntor 2022 Në ora: 10:11
Foto ilustrim

Një person në Viti dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj motrës dhe gruas së tij.

Sipas Policisë, viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“DHUNË NË FAMILJE  | Viti 12.11.2022 – 14:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ka ushtruar dhunë ndaj motrës së tij dhe bashkëshortes së tij, viktimave femra kosovare.

Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat