Aksident zinxhiror në Vragoli

Kronikë e zezë

Aksident zinxhiror në Vragoli

Më: 13 nëntor 2022 Në ora: 18:42
Foto ilustrim

Një aksident trafiku ka ndodhur rreth orës 17:30 në fshatin Vragoli, në rrugën Sllatinë-Fushë Kosovë.

Nga ky aksident zinxhiror, ku janë përfshirë 4 automjete, nuk ka të vdekur, por ka të lënduar.

Policia e trafikut dhe ndihma e shpejtë kanë dalë në vendin e ngjarjes për t’u dalë në ndihmë të lënduarve.

Aksidenti ka bërë që të krijohen kolona të gjata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat