Zbulohet arsyeja se pse gruaja nga Fushë Kosova e rrahu burrin e saj

Kronikë e zezë

Zbulohet arsyeja se pse gruaja nga Fushë Kosova e rrahu burrin e saj

Më: 15 nëntor 2022 Në ora: 10:35
Ilustrim

Ditëve të fundit disa gra janë arrestuar nga Policia, në qytete të ndryshme të vendit, nën dyshimet për dhunë në familje. Sinjali raportoi të hënën për një rast të tillë që ka ndodhur në Prishtinë, teksa ka mësuar detaje për një rast tjetër që u zbulua në Fushë Kosovë. Edhe këtë herë, viktimë është një burrë, që dyshohet se është sulmuar nga bashkëshortja e tij.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se rasti ka ndodhur mesditën e djeshme, kur e dyshuara 21-vjeçare e ka rrahur viktimën me një copë të drurit, duke i shkaktuar lëndime trupore, pas një mosmarrëveshje që patën mes vete.

Sinjali mëson se motivi i rastit dyshohet të jetë një zënkë mes çiftit, pasi burri nuk e kishte lejuar gruan e tij që ta vizitojë familjen e saj, çka e mllefosi atë dhe iu vërsul duke e sulmuar. Përballë kësaj situate, viktima ka vendosur ta njoftojë Policinë për dhunën që ka përjetuar.

Si rezultat i raportimit të rastit, e dyshuara është shoqëruar në stacion për intervistim dhe me urdhër të prokurorit ndaj saj kanë nisur hetimet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat