Vetaksident në rrugën Prishtinë-Gjilan, ka të lënduar

Kronikë e zezë

Vetaksident në rrugën Prishtinë-Gjilan, ka të lënduar

Më: 16 nëntor 2022 Në ora: 11:04
Ilustrim

Tre persona janë lënduar sot si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Gjilan.

Lajmin për KosovaPress e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti, e cila ka informuar se të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor.

“Sot rreth orës 09:00, në rrugën Prishtinë -Gjilan, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një automjet. Bazuar në të dhënat e deritanishme, si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor.”, ka bërë të ditur Ahmeti.

Policia ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetaksidenti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat