Arrestohen dy persona, konfiskohet heroinë e marihuanë

Kronikë e zezë

Arrestohen dy persona, konfiskohet heroinë e marihuanë

Më: 16 nëntor 2022 Në ora: 16:35
Ilustrim

Dy persona janë arrestuar sot në Prizren, ndërsa është konfiskuar heroinë dhe marihuanë.

Policia ka informuar se të dyshuarit: A.D., (1979, kosovar) dhe V.D., (1998, kosovar), janë intervistuar në prezencë të avokatëve mbrojtës dhe me aktvendim nga prokurori i rastit janë dërguar në ndalim policor deri në 48 orë.

“Sot, më 16.11.2022 në ora 06:10, në fshatin Shpenadi të Prizrenit, ka filluar kontrolli dhe gjatë realizimit të tij janë gjetur dhe sekuestruar: 805.5 gr substancë dyshohet të jetë heroinë, 1.1 gr. marihuanë dhe dëshmi tjera relevante për rastin.”, ka bërë të ditur Policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat