​Pesë të lënduar në një aksident trafiku në Lluzhan

Kronikë e zezë

​Pesë të lënduar në një aksident trafiku në Lluzhan

Më: 17 nëntor 2022 Në ora: 19:44
Pamje nga vendi i ngjarjes

Pesë persona kanë marrë lëndime trupore si pasojë e një aksidenti sonte në Lluzhan të Podujevës.

Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë rajonale për Prishtinë, ka bërë të ditur për KosovaPress se në aksident ishin të përfshira dy vetura.

“Rreth orës 18:00, është pranuar informata për një aksident trafiku në rrugën Prishtinë - Podujevë, saktësisht në fshatin Lluzhan. Në aksident janë përfshirë dy automjete, ku pesë persona kanë pësuar lëndime trupore.

Të njëjtit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor, ndërkohë që njësiti rajonal i trafikut po merret me rastin”, ka thënë Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat