Tre persona lëndohen në një aksident në rrugën Fushë Kosovë-Prishtinë

Kronikë e zezë

Tre persona lëndohen në një aksident në rrugën Fushë Kosovë-Prishtinë

Më: 19 nëntor 2022 Në ora: 22:02
Ilustrim

Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur sonte në rrugën Fushë Kosovë-Prishtinë.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 19:00 dhe në të janë përfshirë dy automjete.

Lajmin për media e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

“Rreth orës 19:00, është pranuar informata për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në rrugën Fushë Kosovë- Prishtinë. Në aksident janë përfshirë dy automjete, ku tre persona kanë pësuar lëndime trupore”, ka thënë ajo.

Tutje Ahmeti ka bërë të ditur se të lënduarit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor, ndërkohë që njësiti rajonal i trafikut po merret me rastin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat