Aksident me fatalitet në Prishtinë, vdes çiklisti

Kronikë e zezë

Aksident me fatalitet në Prishtinë, vdes çiklisti

Më: 6 dhjetor 2022 Në ora: 22:45
Foto ilustrim

Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur sonte në Prishtinë në lagjen “Lakrishte”.

Një çiklist i moshës 60 vjeçare e ka humbur jetën, si pasojë e goditjes nga një automjet.

Kështu deklaroi zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës Agron Borovci.

“Rreth orës 20:45, është pranuar informata për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në lagjen “Lakrishte” në Prishtinë. Nga informatat e para bëhet e ditur se një automjet dhe një biçiklist janë përfshirë në aksident. Si pasojë e aksidentit  çiklisti, mashkull rreth 60 vjeç, ka humbur jetën. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti”, tha Borovci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat