Kërkohej për “lëndim të lehtë trupor”, arrestohet ferizajasi

Kronikë e zezë

Kërkohej për “lëndim të lehtë trupor”, arrestohet ferizajasi

Më: 7 dhjetor 2022 Në ora: 08:40
Foto ilustrim

Një person i kërkuar është arrestuar mbrëmjen e së martës në fshatin Balaj të Ferizajt.

Policët e stacionit në Ferizaj, mbrëmë në ora 20:00 në fshatin Balaj të Ferizajt, deri sa ishin në zbatim të një plani operativ kanë ndaluar e më pas kanë arrestuar personin e kërkuar K.K (M/K) i moshës 36 vjeçar”, thuhet në njoftim.

Bëhet e ditur se ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor” me dënim burgimi prej njëzet (20) ditëve. Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat