Zhduken dy gra

Kronikë e zezë

Zhduken dy gra

Më: 7 dhjetor 2022 Në ora: 11:11
Foto ilustrim

Policia sot ka informuar se janë zhdukur dy gra, njëra në Prishtinë dhe tjetra në Prizren.

Një burrë nga Prishtina ka informuar se pas një mosmarrëveshjeje me bashkëshorten e tij, ajo është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj.

“Prishtinë 03.12.2022 - 14:00. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se pas një mosmarrëveshje me bashkëshorten e tij femër kosovare, e njëjta është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj.”, ka bërë të ditur Policia në raportin 24 orësh.

Rasti është duke u hetuar.

Edhe në Prizren, një burrë ka bërë të ditur se bashkëshortja e tij është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj.

“Prizren 05.12.2022 - 09:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se bashkëshortja e tij viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vend ndodhjen e saj.”, ka informuar Policia.

Rasti është në procedurë hetimore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat