Arrestohet i dyshuari për privim nga liria të 27-vjeçarit në Novobërdë

Kronikë e zezë

Arrestohet i dyshuari për privim nga liria të 27-vjeçarit në Novobërdë

Më: 8 dhjetor 2022 Në ora: 11:48
Foto ilustrim

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, pas një pune operative nga Njësiti i Hetimeve Rajonale në lidhje me rastin i cili ka ndodhur më datë 15.10.2021 në qytetin e Novobërdës .

Turku me inicialet K.M. dyshohet për veprën penale “Privim i kundërligjshëm i lirisë, detyrim” të shkaktuar ndaj viktimës me inicialet B.K., njofton Klan Kosova.

I dyshuari ka qenë në arrati  deri  më datë: 07.12.2022 kur është  arrestuar në shtëpinë e tij në Mamushë nga Njësia e Hetimeve Rajonale”.

“I njëjti është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe me urdhrin e prokurorisë për krime të rënda, ndalohet për 48 orë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat