Arrestohet 18 vjeçari i dyshuar për vjedhje të rëndë

Kronikë e zezë

Arrestohet 18 vjeçari i dyshuar për vjedhje të rëndë

Më: 9 dhjetor 2022 Në ora: 23:57
Foto ilustrim

Sot nga njësite policore të stacionit të Obiliqit, është arrestuar një person i dyshuar për vjedhje të rëndë.

Sipas Policisë, rasti është raportuar me datën 01 dhjetor, ku nga dy persona të dyshuar, dyshohet të jenë vjedhur disa pajisje pune. 

“Puna e hetuesve të stacionit policor të Obiliqit, pas marrjes së disa veprimeve operative ka rezultuar me arrestimin e njërit nga personat e dyshuar, si dhe gjetjen e sekuestrimin e mjeteve të cilat janë raportuar të vjedhura.

Personi i dyshuar D.G, mashkull, 18 vjeç, me vendim prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje, ndërkohë që policia është në kërkim të personit të dytë të dyshuar, i cili është identifikuar nga ana e hetuesve”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat