Arrestohen dy persona në Pejë

Kronikë e zezë

Arrestohen dy persona në Pejë

Më: 10 dhjetor 2022 Në ora: 08:42
Ilustrim

Policia sot ka informuar se janë arrestuar dy persona në Pejë për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”.

Të dyshuarit janë arrestuar për një incident që ka ndodhur më 8 dhjetor.

“Drejtoria Rajonale e Policisё Pejё, Stacioni Policor nё Pejё, me datё 08.12.2022, rreth orёs 22:30, ёshtё njoftuar se nё fshatin Novosellё-Pejё ka ndodhur njё incident. Policia menjëherë ka dalë ne vendin e ngjarjes, aty ka kuptuar se gjatё njё përleshje personat e dyshuar e kanё sulmuar fizikisht viktimën duke i shaktuar lëndime tё renda trupore, viktima ёshtё dёrguar nё spitalin rajonal nё Pejё, pёr tretman mjekёsor, ndёrsa tё dyshuarit janё larguar nga vendi i ngjarjes. Pas një pune intensive të hetuesve tё Stacionit Policor nё Pejё, me datё 09.12.2022, ёshtё identifikuar vendndodhja e personave tё dyshuar, dhe tё njëjtit janё arrestuar.", ka informuar Policia.

Pas intervistimit, tё dyshuarit me urdhër të Prokurorit të shtetit janё dërguar në mbajtje pёr 48-orё.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat