Obiliq: Dy serbë sulmojnë një tjetër, arrestohen

Kronikë e zezë

Obiliq: Dy serbë sulmojnë një tjetër, arrestohen

Më: 11 dhjetor 2022 Në ora: 16:45
Foto ilustrim

Dy persona janë arrestuar nga policia pasi të njëjtit e kishin sulmuar fizikisht një person në fshatin Plemetin të Obiliqit.

Ngjarja ka ndodhur të shtunën pas mesnate.

Klankosova.tv mëson se personat e përfshirë në këtë ngjarje janë të komunitetit serb.

Derisa nuk dihet arsyeja se pse ka ardhur deri tek konfrontimi fizik.

“Me datën 10.12.2022, rreth orës 00:10 kemi marrë informatën se në një lokal në fshatin Plemetin të Obiliqit, një person është sulmuar fizikisht nga dy persona të dyshuar.

Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti dhe menjëherë kanë identifikuar dhe arrestuar dy personat e dyshuar:

–  S.J, mashkull, 22 vjeç dhe

– M.B, mashkull, 20 vjeç.

Personat e dyshuar pas intervistimit, me vendim të prokurorit,  janë liruar në procedurë të rregullt, ndaj tyre është hapë rast për veprën lëndim trupor”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat