Aksident në rrugën Fushë Kosovë-Prishtinë, lëndohen dy persona

Kronikë e zezë

Aksident në rrugën Fushë Kosovë-Prishtinë, lëndohen dy persona

Më: 13 dhjetor 2022 Në ora: 00:41
Foto ilustrim

Në orët e mbrëmjes ka ndodhur një aksident komunikacioni në rrugën Fushë Kosovë – Prishtinë.

Si shkak i këtij aksidenti ku të përfshira ishin dy automjete, dy persona kanë marr lëndime trupore.

Kjo është konfirmuar nga Policia e Kosovës.

Zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti, tha se rreth orës 20:40, është pranuar informata për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në rrugën Fushë Kosovë – Prishtinë.

Në aksident janë përfshirë dy automjete, ku dy persona kanë pësuar lëndime trupore

Ahmeti, ka bërë të ditur se Njësia rajonale e trafikut po merret me rastin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat