Caktohet masa e paraburgimit kundër një personi për “sulm seksual”

Kronikë e zezë

Caktohet masa e paraburgimit kundër një personi për “sulm seksual”

Më: 14 dhjetor 2022 Në ora: 16:27
Ilustrim

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda  ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit  A.K  për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale  Sulm seksual nga neni 229 paragrafi 6 lidhur me paragrafin 3 pika 3.7 dhe lidhur me par të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Gjyqtari i procedurës paraprake kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit A.K e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtit i është caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji.

Me rastin e caktimit të paraburgimit, Gjykata ka marrë parasysh peshën e veprës penale, mënyra dhe rrethanat në të cilat është kryer vepra penale ku dyshohet se është kryer ndaj viktimës e cila është e mitur dhe me lënien në liri të të pandehurit ekziston  rreziku që i njëjti do të asgjësojë, fshehë, ndryshojë apo edhe të falsifikojë provat e veprës penale, ndikimit në të dëmtuaren dhe në dëshmitarë andaj masa e paraburgimit tani për tani është e vetmja masë preventive që do të parandaloj të njëjtin në përsëritjen e veprës penale.

Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat