Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për sulm seksual ndaj të miturës

Kronikë e zezë

Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për sulm seksual ndaj të miturës

Më: 14 dhjetor 2022 Në ora: 17:53
Foto ilustrim

Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur një muaj paraburgim ndaj A.K. për shkak se dyshohet që e ka sulmuar fizikisht një të mitur.

Në njoftimin e gjykatës thuhet se vendosja e paraburgimit është pasi ekziston rreziku që i dyshuari të përsërit veprën e njëjtë penale.

Gjykata ka marrë parasysh peshën e veprës penale, mënyra dhe rrethanat në të cilat është kryer vepra penale ku dyshohet se është kryer ndaj viktimës e cila është e mitur dhe me lënien në liri të të pandehurit ekziston  rreziku që i njëjti do të asgjësojë, fshehë, ndryshojë apo edhe të falsifikojë provat e veprës penale, ndikimit në të dëmtuarën dhe në dëshmitarë andaj masa e paraburgimit tani për tani është e vetmja masë preventive që do të parandaloj të njëjtin në përsëritjen e veprës penale.

Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat