​Arrestohen katër të mitur për rrahje, sekuestrohet një thikë

Kronikë e zezë

​Arrestohen katër të mitur për rrahje, sekuestrohet një thikë

Më: 14 dhjetor 2022 Në ora: 19:41
Foto ilustrim

Policia ka njoftuar se, sot rreth orës 11:30, janë njoftuar se ka ndodhur një rrahje në rrugën "Bedri Bajrami" në Podujevë, ku kanë qenë të përfshirë katër persona, që të gjithë të mitur.

Në këtë rast lëndime trupore kanë pësuar dy nga personat e përfshirë.

Sipas njoftimit, katër personat e përfshirë në rrahje (edhe personat e lënduar pas trajtimit të nevojshëm mjekësor), janë intervistuar nga ana e policisë dhe më pas me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 24 orë.

Ndaj katër personave të dyshuar është iniciuar rast për veprën lëndim trupor, ndërkohë që njëri prej tyre ngarkohet edhe me veprën mbajtje në pronësi, kontrollë apo posedim të paautorizuar të armës, pasi që i është gjetur dhe sekuestruar një thikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat