​Aktakuzë ndaj dy personave në Prizren për blerje dhe shitje të narkotikëve

Kronikë e zezë

​Aktakuzë ndaj dy personave në Prizren për blerje dhe shitje të narkotikëve

Më: 15 dhjetor 2022 Në ora: 09:34
Foto ilustrim

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve A.D., dhe V.D., të cilët gjenden në paraburgim nga data 16.11.2022.

Të njëjtit dyshohet se kanë kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

‘Prizren, 15 dhjetor 2022- Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve A.D., dhe V.D., të cilët gjenden në paraburgim nga data 16.11.2022, për shkak të dyshimit të bazuar mirë se të njëjtit kanë kryer veprën penale ”Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” nga neni 267, paragrafi 1, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Sipas aktakuzës, i pandehuri A.D, fillimisht me datë 22.10.2022 përmes zbatimit të masave të fshehta dhe teknike të vëzhgimit dhe hetimit, haset nga Policia e Kosovës – DHTN në Prizren duke i shitur personave të tjerë substanca narkotike të llojit herionë, derisa i pandehuri V.D me datë 06.11.2022 gjithashtu haset nga policia e Kosovës duke kryer aktivitetin e njejtë kriminal, ashtu që Policia e Kosovës – DHTN në Prizren, pas zbatimit të Urdhrit për Kontroll të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren – Departamenti për Krime të Rënda pas kërkesës paraprake të Prokurorit të shtetit, në shtëpinë e të pandehurve të A.D dhe V.D arrijnë të gjejnë dhe sekuestrojnë substancë narkotike të llojit heroinë në peshë të përgjithshme prej 805.5 gram.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit e lartëcekur për veprën penale për të cilën akuzohen të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat