Gjendet i vdekur një shqiptar nga Novi Pazari

Kronikë e zezë

Gjendet i vdekur një shqiptar nga Novi Pazari

Më: 15 dhjetor 2022 Në ora: 09:51
Foto ilustrim

Një burrë dje u gjet pa shenja jete në magjistralen Prishtinë-Fushë Kosovë.

Policia sot informoi se vdekjen e burrit e konstatoi ekipi mjekësor.

“Është raportuar se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull shqiptar nga Novi Pazari, ku vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.”, informoi Policia.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës u dërgua në IML për obduksion.

Policia rastin e cilësoi si “Hetim i vdekjes”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat