Arrestohet një 66-vjeçar për kanosje dhe armëmbajtje pa leje

Kronikë e zezë

Arrestohet një 66-vjeçar për kanosje dhe armëmbajtje pa leje

Më: 15 dhjetor 2022 Në ora: 16:18
Ilustrim

Më datë 09.12.2022, rreth orës 14:00, është raportuar për një rast Kanosje në stacionin policor qendra në Prishtinë.

Menjëherë pas raportimit policia thotë se ka filluar trajtimin e informacioneve si dhe ka ndërmarrë verimet e nevojshme operativo-hetimore në përpjekje për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë karakterizuar rastin.

“Ndërkohë që policia ka punuar në ndriçimin e rrethanave të rastit ka identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin; A. Q, mashkull 66 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili sot më datë 15.12.2022, është intervistuar nga ana e policisë dhe me urdhër të prokurorit të shtetit i njëjti  është proceduar dërguar në mbajtje, për veprat Kanosje dhe armëmbajtje pa leje, padi që të njejtit i ështe gjet dhe sekuestruar një armë zjarri”, thuhet në njoftimin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat