​Lëndohet me mjet të mprehtë një person në rrugë

Kronikë e zezë

​Lëndohet me mjet të mprehtë një person në rrugë

Më: 15 dhjetor 2022 Në ora: 20:10
Foto ilustrim

Një person ka pësuar lëndime nga një mjet i mprehtë sonte në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë.

Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë rajonale për Prishtinë, ka bërë të ditur për KosovaPress se rasti ka ndodhur rreth orës 18:30.

“Sot rreth orës 18:30, kemi marrë informatën se një person i lënduar ndodhet në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë. Bazuar në të dhënat fillestare, dyshohet se lëndimet e personit janë të shkaktuara nga një mjet i mprehtë”, ka thënë ajo.

Personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat