Përsëritja e tragjedisë pas 10 vitesh në Obiliq | Çika e djali shpëtojnë, nëna e babai jo

Kronikë e zezë

Përsëritja e tragjedisë pas 10 vitesh në Obiliq | Çika e djali shpëtojnë, nëna e babai jo

Më: 15 dhjetor 2022 Në ora: 21:06
Nazmije Bublica

Të enjten pasdite në Obiliq  u varros Nazmije Bublica, e cila vdiq herët në mëngjes në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

E ndjera po trajtohej pasi bashkë me të bijën 11 vjeçe u goditën nga një veturë në vendkalimin për këmbësor në Obiliq, të premten e shkuar.

Dhimbja është e madhe pasi këso përfundimi tragjik pati kohë më parë edhe bashkëshorti i saj, i cili 10 vite më parë u goditë nga një kamion derisa ishte me djalin e tij. Babai vdiç, ndërsa djali pas 1 muaj në komë, shpëtoi.

Shefqet Krasniqi si hoxhë e i afërm i familjes, apeloi për vëmendje në trafik, meqë jeta e njeriut është e shenjtë.

E pamja për të do jetë tri ditë, teksa Aela e vogël u bë e ditur se në mesditë doli nga koma.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat