Arrestohet një person në Skenderaj, iu konfiskohen tetë pistoleta dhe 520 fishekë

Kronikë e zezë

Arrestohet një person në Skenderaj, iu konfiskohen tetë pistoleta dhe 520 fishekë

Më: 16 dhjetor 2022 Në ora: 20:38
Foto ilustrim

Një person është arrestuar pasditen e sotme, pasi i janë gjetur tetë pistoleta dhe 520 fishekë në veturën që po e ngiste.

“Konfiskimi i armëve është realizuar në kohën kur njësia policore ka ndaluar një automjet me targa vendore ku gjatë kontrollit të detajuar në automjet janë gjetur tetë pistoleta të kalibrave të ndryshme dhe municion në sasi prej 520 copë të kalibrave të ndryshëm.

Në cilësi të të dyshuarit për posedim të armëve dhe municionit është arrestuar personi L. Z., shtetas i Republikës së Kosovës, i cili pas intervistimit me vendim të prokurorit të rastit i është caktuar masa e ndalimit policor. Armët dhe municioni janë konfiskuar nga ana e policisë dhe do të procedohen në cilësinë e provave materiale”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti për veprën penale ,,Mbajtje në pronësi, kontroll dhe posedim i paautorizuar i armëve’”, ndërsa hetimet e mëtejme do të vazhdojnë në lidhje me këtë rast.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat