​Mbante pushkë automatike, arrestohet 27 vjeçari

Kronikë e zezë

​Mbante pushkë automatike, arrestohet 27 vjeçari

Më: 16 dhjetor 2022 Në ora: 21:40
Foto ilustrim

Stacioni Policor në Gjakovë në zbatim të masave për parandalimin dhe luftimin e kriminalitetit, si rezultat i informatave të pranuara nga rrugë operative dhe hetimore, ka arritur të identifikoi dhe arrestoi të dyshuarin me inicialet N.K., banues në fshatin Bishtazhin mbi dyshimin e arsyeshëm për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

Sipas Policisë, pas intervistimit i dyshuari ka dorëzuar një pushkë automatike AK47 me një karikator të cilën e posedonte në mënyrë të paautorizuar.

Të gjitha veprimet policore janë ndërmarrë në koordinim me Prokurorin e Shtetit, me vendimin e të cilit, personi i arrestuar është liruar në procedurë të rregullt. Ndaj tij është iniciuar rast “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, thuhet në komunikatë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat