Të shtëna me armë zjarri në Fushë Kosovë

Kronikë e zezë

Të shtëna me armë zjarri në Fushë Kosovë

Më: 17 dhjetor 2022 Në ora: 08:52
Ilustrim

Policia informoi se në Bresje të Fushë Kosovës, një burrë mbrëmë raportoi se përderisa ishte në veturë, nga një veturë tjetër, një i dyshuar deri më tani i panjohur gjuajti tri herë me armë zjarri.

“Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, mirëpo nuk është gjetur asgjë e dyshimtë, përveç një shenjë që dyshohet se mund të jetë e shkaktuar nga plumbi (në pjesën e pasme të veturës së ankuesit).”, informoi Policia.

Në lidhje me rastin, sipas PK-së, u konsultua prokurori i shtetit, derisa rasti vazhdon të hetohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat