Shtatë raste të dhunës në familje në Kosovë për 24 orë

Kronikë e zezë

Shtatë raste të dhunës në familje në Kosovë për 24 orë

Më: 17 dhjetor 2022 Në ora: 10:35
Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit në Kosovë janë raportuar shtatë raste të dhunës në familje.

Nga këto shtatë raste, kanë mbetur të arrestuar vetëm dy persona. Rastet kanë ndodhur në Mitrovicë të Veriut, në Mamushë, në Prizren, në Lipjan, në Fushë Kosovë dhe në Podujevë.

Policia e Kosovës, ka njoftuar se në Mitrovicë të Veriut një grua ka raportuar se djali i saj ka shkaktuar dhunë në familje. Rasti është duke u hetuar.

“Mitrovicë Veri 09.12.2022 – 08:20. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se djali i saj mashkull kosovar është duke shkaktuar dhunë në familjen e tyre. I dyshuari ende nuk është takuar nga njësitë policore. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë.

Edhe në Mamushë, një grua ka njoftuar policinë se vjehrra dhe vjehrri i saj ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj.
“Mamushë 18.11.2022 – 09:20. Viktima femër kosovare ka raportuar se vjehrra dhe vjehrri i saj kanë ushtruar dhunë fizike ndaj saj. Rasti është duke u hetuar”
, shkruan tutje në raport.

Në anën tjetër, edhe në Prizren dy persona kanë raportuar se një tjetër u ka kërkuar para. Sipas policisë, i dyshuari është intervistuar dhe më pas është liruar në procedurë të rregullt.

“Prizren 16.12.2022 – 12:30. Dy viktimat femër dhe mashkull kosovarë kanë raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka shkaktuar dhunë në familjen e tyre duke iu kërkuar para viktimave. I dyshuari është shoqëruar në stacion policor dhe me rekomandim të prokurorit pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet tutje në raport.

Në Shtërpcë një burrë ka njoftuar policinë se ka pasur një mosëmarrveshje më bashkiëshortën e tij.

“Shtërpcë 16.12.2022 – 21:45. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se kishte pasur një mosmarrëveshje verbale me ish bashkëshorten e tij. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që rasti të procedohet në procedurë të rregullt​”, shkruan ndër të tjera në raport.

Policia gjithashtu njofton se është në kërkim të një personi pasiqë i njëjti dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike mdaj bashkëshortës së tij dhe ndaj dy fëmijëve të tyre.

“Lipjan 16.12.2022 – 16:50. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj mashkull kosovar në vazhdimësi ushtron dhunë fizike ndaj saj dhe dy fëmijëve të tyre. Viktima ka kërkuar urdhër mbrojtje dhe për këtë është njoftuar mbrojtësi i viktimave dhe Qendra për Punë Sociale. Me vendim të prokurorit i dyshuari është futur në kërkim policor deri në arrestimin e tij”, thuhet në raport.

Në Fushë Kosovë është arrestuar një person pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë n daj bashkëshortës së tij.

“Fushë Kosovë 16.12.2022 – 12:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij femër kosovare. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK ku dhe ka mbetur për shërim. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet ndër të tjera në raportin e PK-së.

Ndryshe, edhe në Podujevë raportohet për një të arrestuar pasi dyshihet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij.

“Podujevë 16.12.2022 – 16:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij, viktimës femër kosovare. Viktimës iu është ofruar tretman mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, përfundon raporti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat