Arrestohet një person për dhunë në familje Ferizaj

Kronikë e zezë

Arrestohet një person për dhunë në familje Ferizaj

Më: 17 dhjetor 2022 Në ora: 19:21
Foto ilustrim

Policët e stacionit në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, sot kanë pranuar një informacion se mbrëmë rreth orës 22:30  në fshatin Talinovc i Muhaxherëve të Ferizajt ishte një rast i dhunës në familje.

Në lidhje me këtë policia i ka marrë veprimet e nevojshme dhe në rast janë kyçyr hetuesit e Njësisë së Dhunës në Familje të cilët e kanë arrestuar personin  A.Th  (M.K) i moshës 27 vjeçar, i cili shkak i një mosmarrëveshje, kishte shkaktuar dhunë në familje duke e kanosur nënën e tij të moshës 62 vjeçare.

Policia të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin e policisë nê Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit kujdestar nga ProkuroriaThemelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë , për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar " Dhunë në familje".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat