Mitrovicë, dy gra dyshohet se kryen vjedhje në shtëpinë e një gruaje tjetër

Kronikë e zezë

Mitrovicë, dy gra dyshohet se kryen vjedhje në shtëpinë e një gruaje tjetër

Më: 18 dhjetor 2022 Në ora: 09:54
Foto ilustrim

Një rast i vjedhjes ka ndodhur dje në rrugën “Mbretëresha Teutë”, në Mitrovicë.

Policia njofton se janë arrestuar dy gra, të cilat dyshohet se kanë vjedhur në shtëpinë e një gruaje tjetër.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarat janë liruar në procedurë të rregullt.

“VJEDHJE | Rr. Mbretëresha Teutë, Mitrovicë 17.12.2022-17:58. Janë arrestuar dy të dyshuara femra kosovare pasi që të njëjtat kishin kryer vjedhje në shtëpinë e ankueses femër kosovare. Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar, të dyshuarat janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat