Aksident i rëndë mes dy veturave në Prizren – policia del me detajet e fundit

Kronikë e zezë

Aksident i rëndë mes dy veturave në Prizren – policia del me detajet e fundit

Më: 19 dhjetor 2022 Në ora: 09:02 Përditësuar në ora: 09:57 më 19.12.2022
Foto nga vendi i ngjarjes

Policia jep detaje për aksidentin mes dy veturave në hyrje të Prizrenit, një person dërgohet në spital

Një person ka mbetur i lënduar nga aksidenti mes dy veturave që ka ndodhur sot në hyrje të Prizrenit, raporton Gazeta Sinjali.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë në Prizren, Shaqir Bytyqi, i cili tha se aksidenti ka ndodhur rreth orës 07:14 në lagjen “Bajram Curri”.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 07:14 në lagjen “Bajram Curri” në hyrje të Prizrenit. Në këtë aksident janë përfshirë dy vetura. Si pasojë e këtij aksidenti, lëndime ka pësuar një person, i cili është dërguar në emergjencën e Prizrenit. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e policisë dhe zjarrfikësit që ta pastrojnë rrugën”, tha Bytyqi.

Aksident i rëndë mes dy veturave në Prizren

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Prizren në rugën Kukesi.

Në vendin e ngjarjes kanë dal edhe Zjarrfikësit.

Ende nuk dihet nëse ka të lënduar nga ky aksident.

Policia pritet të jep detaje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat