E mori veturën për shfrytëzim në Ferizaj, e shiti në Lipan, arrestohet një person

Kronikë e zezë

E mori veturën për shfrytëzim në Ferizaj, e shiti në Lipan, arrestohet një person

Më: 19 dhjetor 2022 Në ora: 09:21
Foto ilustrim

Me datën 18.12.2022 rreth orës 19:20 policia e stacionit në Ferizaj ka pranuar një informacion se në rrugën ‘’Sali Çeku’’ në Ferizaj është një rast i shpërdorimit të pasurisë së huaj.

Në lidhje me këtë policët e stacionit në Ferizaj, nën autorizim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj,  i kanë marrë veprimet e nevojshme dhe menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe i  kanë nisur hetimet . Nga hetimet e para, sipas ankuesit, dy të dyshuar i kanë marrë dy automjete në shërbim dhe nuk ishin lajmëruar më.

Policët hetues, pas një pune intensive hetimore, grumbullimit të informacioneve  në terren, kanë arrestuar personin L.Q ( M/K) i moshës 23 vjeçar, i cili pasi kishte marrë në shërbim një veturë nga personi E.J ( M/K) i moshës 22 vjeçar, e kishte shitur atë në qytetin e Lipjanit një person tjetër.

I dyshuari i parë L.Q është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit të rastit, është ndaluar në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme. Rasti është cilësuar ” Shpërdorimi i pasurisë së huaj’’, ndërsa vetura i është kthyer pronarit.

Në kërkim policor mbetet edhe një person tjetër për shpërdorim të pasurisë së huaj për një automjet tjetër ndaj të njëjtit pronar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat