I dehur gjuajti me armë në një lokal në Prizren – policia i gjen armë dhe fishekë në veturë

Kronikë e zezë

I dehur gjuajti me armë në një lokal në Prizren – policia i gjen armë dhe fishekë në veturë

Më: 19 dhjetor 2022 Në ora: 09:57
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Prizren, një person në gjendje të dehur ka shtënë me armë zjarri në një lokal.

I njëjti është arrestuar dhe gjatë kontrollit në veturën e tij janë gjetur dhe janë sekuestruar një pistoletë, një pushkë gjysmë automatike, 69 fishekë dhe 4 gëzhoja.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është ndaluar deri në këndellje dhe më pas është liruar në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat