Disa persona hyjnë me forcë në një stall në Prizren dhe vjedhin 6 viça

Kronikë e zezë

Disa persona hyjnë me forcë në një stall në Prizren dhe vjedhin 6 viça

Më: 19 dhjetor 2022 Në ora: 11:50
Ilustrim

Një person nga Prizreni është ankuar, në polici se dikush ia ka vjedhur 6 gjedhe (viça).

Ngjarja në polici është lajmëruar të dielën nga i dëmtuari.

“Ankuesi mashkull kosovar raporton se persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në oborrin e tij dhe nga stalla i janë vjedhur 6 gjedhe (viça).”, thuhet në raportin 24- orësh të Policisë së Kosovës.

Për momentin rasti është ende nën hetime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat