Tentim dhunimi në Pejë, intervistohet i dyshuari

Kronikë e zezë

Tentim dhunimi në Pejë, intervistohet i dyshuari

Më: 20 dhjetor 2022 Në ora: 10:03
Ilustrim

Një tentim-dhunimi është raportuar së fundi në rajonin e Pejës.

Viktima femër ka bërë të ditur se i dyshuari duke tentuar ta mashtrojë dhe duke përdorur forcë, ka tentuar ta kryej veprën e lartcekur.

Policia e Kosovës, bënë të ditur se i dyshuari është intervistuar dhe ka mohuar pretendimet e viktimës.

Në konsultim me prokurorin e shtetit rasti vazhdon të hetohet nga njësitë relevante.

Njoftimi i plotë i policisë:                                                

Pejë 17.12.2022 – 03:18-06:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar duke e vënë në lajthim dhe duke përdorur forcë ka kryer veprën e lartcekur të tentim dhunimit. I dyshuari është intervistuar dhe ka mohuar pretendimet e viktimës. Në  konsultim me prokurorin e shtetit  rasti vazhdon të hetohet nga njësitë relevante.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat