I grabitet portofoli dhe sulmohet një grua në shtëpinë e saj

Kronikë e zezë

I grabitet portofoli dhe sulmohet një grua në shtëpinë e saj

Më: 20 dhjetor 2022 Në ora: 10:46
Foto ilustrim

Policia ka informuar se një grua dje është sulmuar dhe i është vjedhur portofoli në shtëpinë e saj, në Hogosht të Kamenicës.

Ankuesja femër kosovare ka raportuar se derisa ka qenë në shtëpinë e saj një i dyshuar i panjohur ka hyrë brenda shtëpisë dhe nga aty ka arrit të marr portofolin nga çanta e saj. I njëjti duke dal jashtë e kishte sulmuar ankuesen dhe kishte ikur nga vendi i ngjarjes.”, ka bërë të ditur Policia.

Rasti është cilësuar si "Grabitje" dhe është nën hetime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat