Grabitje e armatosur në një market në Gjilan, kaq para u vodhën

Kronikë e zezë

Grabitje e armatosur në një market në Gjilan, kaq para u vodhën

Më: 21 dhjetor 2022 Në ora: 11:33
Foto ilustrim

Një punëtore e një marketi në Gjilan ka informuar policinë se një i dyshuar nën kërcënimin e armës ka grabitur rreth 150-200 euro. 

I njëjti ka ikur nga vendi i ngjarjes, por policia ka arritur ta arrestojë. 

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë i policisë: 

GRABITJEGjilan 20.12.2022 – 22:54. Viktima femër kosovare punëtore e një marketi ka raportuar se një i dyshuar mashkull nën kanosjen e armës ka marrë kasën me të holla në të cilën kanë qenë rreth 150-200 € dhe ka ikur nga vendi i ngjarjes. Pas një pune hetimore nga ekipet policore  është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat