Rrahje në Drenas, Prishtinë dhe Podujevë - arrestohen katër persona

Kronikë e zezë

Rrahje në Drenas, Prishtinë dhe Podujevë - arrestohen katër persona

Më: 21 dhjetor 2022 Në ora: 11:54
Foto ilustrim

Policia në raportin 24 orësh bën të ditur se në tri raste të ndara ka arrestuar katër burra për rrahje.

Rastet kanë ndodhur në Drenas, Prishtinë dhe Podujevë teksa në dy raste viktimat kanë vazhduar trajtimin mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Rastet në Prishtinë dhe Podujevë kanë ndodhur dje ndërsa rasti në Podujevë ka ndodhur më 16 dhjetor.

Më poshtë i gjeni rastet e raportuara në polici.

“Drenas 16.12.2022 – 04:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se pas një mosmarrëveshje me viktimën mashkull kosovar e kishte sulmuar fizikisht duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktimës i është dhënë ndihma mjekësore dhe më pas është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor. Pas intervistimit me vendim të prokurorit kujdestar i dyshuari është dërguar në mbajtje”.

“Prishtinë 20.12.2022 – 23:26. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se pas një mosmarrëveshje është përfshirë në rrahje me viktimën mashkull kosovar. Viktima për shkak të lëndimit iu është nënshtruar një intervenimi kirurgjik dhe është duke u trajtuar në QKUK. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”.

“Podujevë 20.12.2022 – 13:30. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që pas një mosmarrëveshje janë përleshur mes vete. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat