Identifikohet shoferi që përdorte drita rotative në veturë, i shqiptohet gjoba 500 euro

Kronikë e zezë

Identifikohet shoferi që përdorte drita rotative në veturë, i shqiptohet gjoba 500 euro

Më: 21 dhjetor 2022 Në ora: 13:49
Policia

Policia njofton se Njësia për Kontroll të Autostradave gjatë kontrollit në trafik ka identifikuar shoferin i cili drejtonte mjetin duke përdor sinjale me drita rotative të vendosura para në veturë.

Të njëjtit i janë konfiskuar pajisjet (dritat rotative) si dhe është gjobitur me 500€.

“Do të vazhdojmë me ndërmarrjen e masave dhe veprimeve policore ndaj kundërvajtësve të ndryshëm të cilët rrezikojnë sigurinë në trafikun rrugor”, njofton policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat