Nuk i respektuan urdhrat mbrojtës të gjykatës, arrestohen tre persona

Kronikë e zezë

Nuk i respektuan urdhrat mbrojtës të gjykatës, arrestohen tre persona

Më: 22 dhjetor 2022 Në ora: 09:32
Foto ilustrim

Tre persona janë arrestuar pasi nuk e kanë respektuar urdhrin mbrojtës nga gjykata.

Në raportin e policisë thuhet se njëri prej të dyshuarve është arrestuar dje në Prishtinë pasi një grua kishte urdhër mbrojtës për shkak se ai e kishte kanosur më herët.

Po në të njëjtën ditë, u arrestua edhe një person tjetër në rrugën “Osllobogjenja” në Mitrovicë të Veriut, për të njëjtën vepër penale.

I dyshuar në fjalë nuk e kishte kthyer me kohë fëmijën e tij të vogël tek ish-bashkëshortja e tij, e cila e ka kujdestarinë.

Ndërsa, rasti tjetër ka ndodhur më 17 dhjetor në Ferizaj, ku një i dyshuar nuk e ka përfillur urdhrin mbrojtës dhe përmes rrjetit social ka kanosur bashkëshorten e tij me të cilën është në proces të shkurorëzimIit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat